Ora News - Murrizi: Nuk bëjnë punë kamerat, GPS drejtuesve të policisë që drejtojnë trafiqet

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka kundërshtuar ligjin për masat shtesë të sigurisë publike që ngarkon bizneset të pajisen me kamera të sigurisë.

Në Komisionin e Sigurisë, deputeti Myslim Murrizi tha se kriminaliteti nuk mund të luftohet me kamera kur e gjithë kupola drejtuese e shtetit është e inkriminuar dhe korruptuar.

Për Murrizin, Policia e Shtetit duhet të shohë problemin tek vetja dhe propozimi i tij ishte:"Duhet tu vihen jo kamera por GPS atyre drejtuesve që merren me trafiqe, atyre që merren me drogë, ata që bëjnë 101 mijë pazare vetëm për të pasuruar veten dhe shefat e tyre. Nuk u ka ardhur asnjë e keqe nga bizneset. Policia e Shtetit është në ditën më të zezë të saj, me kredibilitet zero".

Murrizi: Në polici nuk duhet të ketë ikje të butë apo ngritje të menjëhershme.Të respektohet karriera, punonjësi i policisë duhet të ketë dy rrugë: Pensionin ose burgun. Nga 2013 deri më sot janë larguar dy drejtorë të përgjthshëm, Didi dhe Çako, të cilët erdhën për të bërë policinë që donin dhe sot kanë ikur si vesa para diellit, pa asnjë argumenti ligjor se pse janë shkarkuar këta. Katër drejtorë të policisë që janë shpallur në kërkim nuk gjenden, gomonet dhe tonelatat me drogë që mësyjnë brigjet e Italisë apo në kufirin grek, Habilajt, Balilajt dhe lloj-lloj oficeri madhor i implikuar me ta, oficerë që bëjnë klering të biznesit të tyre apo pronës së tyre familjare me kokainë, janë shqetësimi real që mundon sot policinë e shtetit.

Po nuk u pastrua kjo polici nga të inkriminuarit, nga njerëz të lidhur me trafikantë, njerëz që marrin urdhër politik apo drejtojnë trafikun e drogës nën diktatin apo hyqmin e Ministrave nuk ka kamera që e zgjidh këtë problem. Krimet ordinere që ndodhin në mes të Tiranës dhe ofrimi se kamerat qenkan shkopi magjik i zgjidhjes së luftës kundër kriminalitetit është një tallje për situatën në të cilën është sot policia e shtetit. Flas për drejtuesit e lartë të kësaj policie.100 metra nga këtu u vodh banka, 500 metra brenda zyrës së një institucioni tjetër shtetëror, brenda hipotekës u vodh banka.

Në mes të ditës është vjedhur pika e këmbimit valutor në Fier, dy tritole mbrëmë në Gjirokastër dhe Vlorë, një gomone 1.6 ton drogë është kapur mbrëmë se nuk i ndezi motori jo se e kapi policia. Nuk ka kamera që mund të instalohen në të gjithë bregdetinn shqiptar dhe çdo vend ku vetë punonjësi i policisë, drejtuesit e lartë që drejtojnë këtë polici u japin visto me ato punë që fitojnë 20 milion euro në muaj. Zgjidhja së pari duhet parë tek vetja.Kostoja e tepërt që u ngarkohet bizneseve me idenë që po bëhet ligj i fortë është buzëkuq.Nuk mund të luftojnë kriminalitetin njerëz të inkriminuar, as me militantë partiakë, as 23 drejtues madhorë që keni marrë nga Sigurimi i Shtetit.

Nuk besoj që për efekt të kamerave kanë mbetur pa u arrestuar drejtuesit e mëdhenj, i lajmëroni përpara pastaj bëni shoë mediatik. SHÇBA që arreston policë në Peshkopi, Kakavijë apo Has se paskan një mushkë me le...