Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë aty ku është duke raportuar për ?masat shtesë të sigurisë?.
Shkak është bërë mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, i cili kishte njoftuar pjesëmarrjen në komision.
Për të raportuar në lidhje me këtë tematikë ishte i pranishëm drejtuesi i Sigurisë Publike pranë policisë së Shtetit, Altin Qato.
Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi në debat me kryetaren e komisionit, Ermonela Felaj u shpreh se ndërkohë që ishte lajmëruar raportimi i Rebani Jaupit, vjen dikush tjetër dhe kjo është tallje për pozicionin e ligjvënësve në Kuvend.