Report TV - Fier, pamjet e pikës së këmbimit valutor që u grabit nën kërcënimin e armëve

2018-05-10 0

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur pasditen e kësaj të marte në Levan të Fierit.

Nën kërcënimin e armëve, dy persona të maskuar pasi kanë dhunuar punonjësin e pikës së këmbimit valutor, kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja, para që ndodheshin në arkën e "Exchange" dhe janë larguar duke përfituar edhe nga errësira.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje disa persona, dëshmia e të cilëve mund të hedhë dritë mbi identifikimin e grabitësve. Kjo është pika e dytë e "Exchange" në zonën e Fierit, e cila grabitet nga persona të maskuar dhe të armatosur brenda pak ditëve.