Margaret Shllaku është një nga mode" />
Margaret Shllaku është një nga mode"/>

Dite e re - Në çantën e 'Fotomodeles më të mirë në botë", Margaret Shllaku

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Margaret Shllaku është një nga modelet më të mira. Ajo është shpallur ''Fotomodelja më të mirë në botë" në një konkurs ndërkombëtar në Paris.
E ftuar në rubrikën 'Në çantën e ?" në emisionin Ditë e Re, modelja është shprehur se nëse do ti vinte një ofertë me një shumë të majme për të pozuar nudo do ta pranonte. Ajo tha se të jesh në fushën e modelimit nuk duhet të kesh komplekse.

"Nudo është fjalë që njerëzit e keqkuptojnë. Njerëzit mendojnë se është diçka vulgare por fotot nudo kanë atë suksesin e vet dhe normalisht paraqiten për diçka, ka një arsye që realizohen dhe jo vetëm për të joshur apo për të bërë bujë. Kështu që pse jo, nuk jam kundra. Nuk i kam këto komplekse. Në fushën e modelimit nuk duhet të kesh komplekse."

Margaret është shprehur se i pëlejnë disa modele shqiptare si Emina Cunmulaj por që nuk i pëlqen të kopjojë apo të dikë por është vetvetja.

"Të kopjoj dikë? Jo nuk më pëlqen të kopjoj. Jam vetvetja gjithmonë. Nnga shqiptaret më pëlqejn Emina Cunmulaj, është modele e kompletuar. Ajo për mua është perfeksoin më vete por jo se kam kopjuar atë apo dikë tjetër."

Zemrën e fotomodeles nuk e 'rrëmbyer' akoma asnjë njeri.

"Nuk ma ka bërë zemra bam por shpresoj të ma bëjë."

Margaret ka treguar se çfarë ndodhet në çantën e saj. Për ta zbuluar shikoni videon.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/do-te-pozonte-nudo-margaret-shllaku-nje-shume-te-madhe-parash