Këtë të martë në orët e paradites aktorja kishte shkuar për të bërë provat me stafin e operës ?Carmen? me regji të Gëzim Myshketës, por artistët që janë pjesë e stafit kanë pohuar se ?nuk po ndihej mirë dhe ndjente se ishte ftohur?.
Opera ?Carmen? pritet të shfaqet premierë më 30 janar, por aktorja nuk ka mundur të vijoj provat.
Pas shtrimit në spital, mjekët kanë kanë njoftuar se ?se zonja Tinka Kurti, Artiste e Popullit", dhe një nga figurat më të talentuara e më të dashura të Kinematografisë dhe Teatrit Shqiptar, është shtruar për t?u trajtuar pas një infeksioni pulmonar?. Mjekët e spitalit njoftojnë se e kanë në mbikëqyrje shëndetin e aktores.
Rëndimi i gjendjes shëndetësore të aktores ishte i papritur edhe për stafin e operës ?Carmen?. Artistët janë shprehur se shpresojnë për një shërim të shpejt të Tinka Kurtit, që t?i bashkëngjitet ditës së premierës me rolin e nënës.
Aktorja Tinka Kurti, një muaj më parë festoi 85-vjetorin e lindjes. Vitin që lamë pas, ajo ka qenë gjatë gjithë kohës e aktivizuar si në skenën teatrore dhe në filma.