Report TV - Tinka Kurti shtrohet në spital, ndërpret provat e 'Carmen'

2018-05-10 0

Aktorja e njohur shqiptare Tinka Kurti është shtruar në spital për shkak të disa shqetësimeve shëndetësore. Mësohet se aktorja është dërguar në një spital privat paraditen e sotme dhe ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve.
Burime nga spitali bëjnë me dije se aktorja është duke u trajtuar për një infeksion pulmonar të mushkrive.

Aktorja do të luante rolin e nënën në operën ?Carmen?. Ajo mësohet se ishe e pranishme gjatë provave për këtë rol por për shkak se nuk u ndie mirë është larguar drejt spitalit.

Opera "Carmen" do të vihet në skenë në fund të janarit dhe fillimit të muajit shkurt.