Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pesë nxënës në klasën e pestë të një shkollë 9 vjeçare në Durrës janë paraqitur në spital me shenja helmimi.
Informacionet e para tregojnë se nxënësit pasi kanë konsumuar disa produkte ushqimore në shkollën "Eftali Koçi" kanë pasur shqetësime dhe të vjella.
Nxënësit janë të moshës 11- 12 vjeç dhe pasi kanë marrë mjekimin në spital janë larguar.
Ministria e Arsimit njoftoi se ngjarja ishte shënuar dje dhe se nxënësit kishin blerë produkte tek ambulantët gjatë pushimit të gjatë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-helmohen-5-nxenes-ne-klasen-e-peste-te-nje-shkolle-9-vjecare