Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kamera e emisionit BOOM u ndal në qytetin e Kuçovës, aty ku jeta e 100 banorëve të lagjes "11 shkurti" është në rrezik.
Shkak është bërë një kabinë elektrike, e cila është pushtuar nga uji dhe si pasojë rrezikon të shpërthejë duke vënë në rrezik jetën e banorëve të kësaj lagjeje.
Kabina elektrike është në katin e parë të pallatit, por si pasojë e çarjes së tubaës së ujit, ky i fundit ka depërtuar brenda kabinës.
Sipas dëshmive të qytetarëve kjo situatë vijon prej 2 muajsh. Shqetësimin e tyre, banorët e kanë ngritur pranë Ujsjelles?Kanalizimit dhe OSHEE-së Kuçovë por asnjë masë nuk është marre.
Për këtë problem të banorëve BOOM iu drejtua edhe OSHEE në Kuçovë, por inxhinieri nuk pranon se e ka a neglizhuar punën e tij për stakimin e energjisë. Problemin ia faturon Ujësjellës Kanalizimeve që nuk ndërhyn për të rregulluar defektin.
Por Drejtori i UK në Kuçovë tha se nuk ishte në dijeni të kësaj problematike, duke premtuar zgjidhje të menjëhershme të rastit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-zgjidh-problemin-e-100-banoreve-ne-kucove-rrezikonin-jeten-nga-kabina-elektrike