Report TV - Hiqen certifikatat dhe nga birësimi, Report TV siguron draftin e MD

2018-05-10 0

Përdorimi i certifikatës elektronike prek edhe komitetin shqiptarë të birësimit. ReportTv ka siguruar draftin e ministrisë së drejtësisë e cila kërkon të bëj ndryshime në ligjin për birësimet ligj i cili është bërë një dekadë më parë prej Mars 2007.
Sipas relacionit për ndryshimet ligjore për birësimet ministria ka propozuar shfuqizimin e pikës tre të nenit 18 ku të gjithë aplikantët sipas ndryshimeve të propozuara sdo të duhet të paraqesin dokumente si certifikatën e martesës, certifikatën e zgjidhjes së martesës ose të vdekjes së bashkëshortit.

Këto dokumente sipas ndryshimeve të propozuara të cilat deri më datë 22 Janar 2018 mbeten të hapura për sugjerime do të sigurohen nga vetë komiteti shqiptarë i birësimeve nëpërmjet sistemit e-albania.

Free Traffic Exchange