Ora News - Gati fondi i BE, 94 milionë euro për fermerët

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda muajit qershor Shqipëria do të lëvrojë fondet e BE për subvencionin e bujqësisë të cilat në total kapin vlerën e 94 mln eurove. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi orientoi fermerët sesi mund të përfitojnë nga ky fond.

Peleshi: E një programi financimi prej 94 mln euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri. Fermerët, agropërpunuesit të cilët kanë projekte të ngelura në pritje për shkak të mungesës së financimeve të nevojshme të bëhen gati, të hartojnë planet e biznesit, të kontraktojnë konsulentë.

Mbështetje financiare do të ketë për disa kategori midis të cilave fermat si dhe sektorët e përpunimit të mishit, fruta-perimeve, verës si dhe siguria ushqimore.

Peleshi: Rreth 70% e investimeve në fermë mbulohen me grant nga ky program. Ndërkohë 65% marrin fermerët e rinj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gati-fondi-i-be-94-milione-euro-fermeret