Ora News - KLP dhe KLGJ, Vasili: Sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit të ndiqet penalisht

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ashtu si PD edhe LSI e ka cilësuar një proces të kompromentuar për zgjedhjen e 10 anëtarëve të KLGJ dhe KLP në komisionin e ligjeve.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkoi të nisë ndjekja penale për sekretarin e përgjithshëm të kuvendit për manipulim të të dhënavë të kandidatëve. Sipas tij në garë kanë hyrë kanidatë të skualifikuar nga ONM.

Vasili: Një listë e tillë e manipuluar, një proces i tillë i manipuluar është atentati më i rëndë që mund ti bëhej reformës në drejtësi. Kandidatë të cilët u skualifikuan nga ONM për pamundësi moral për të vazhduar konkurimin, përkundrazi janë propozuar. I bëj thirrje Prokurorisë të fillojë ndjekjen penale kryesisht për sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit Genci Gjonçaj, i cili ka manipuluar thellësisht këtë proces.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klp-dhe-klgj-vasili-sekretari-i-pergjitshem-i-kuvendit-te-ndiqet-penalisht