Vrasja e 21-vjeçares Ariela Murati, studente e Fakultetit të Drejtësisë, tronditi mbarë opinionin publik. Ajo u qëllua me dy plumba në sy të motrës dhe kushërirës së saj nga Aldison Belulaj, 23-vjeç për një lidhje dashurie të ndërprerë dy muaj më parë.
Kur kanë kaluar dy ditë nga kjo ngjarje, Report Tv zbardh detaje të reja. Gazetari Driçim Çaka raporton se të afërm të dy të rinjve bëjnë të ditur se Ariela dhe Aldisoni kanë qenë të lidhur prej katër vitesh. Sipas tyre, 21-vjeçarja kishte kërkuar ndarjen para dy muajsh, por kjo nuk është pritur mirë nga i riu i cili i ka kërkuar të riktheheshin sërish bashkë. 10 ditë para krimit të rëndë, Ariela ndryshon numrin e telefonit, duke ndërprerë kështu çdo komunikim me ish-të dashurin të cilin e njihte që nga koha e gjimnazit "Sotir Capo" në Zharrëz të Fierit.