Ora News - Të rinjtë kishin 4 vjet lidhje dashurie, Ariela i dha fund por djali se pranoi

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në portën e Fakultetit të Mjekësisë, ku një 23 vjeçar goditi për vdekje shoqen e tij 21 vjeçare dalin detaje te reja në lidhje me ngjarjen. Sipas dëshmive te të njohurve të çiftit mësohet se ata ishin te lidhur prej katër vitesh, marrëdhënie të cilës i ishte dhënë fund dy muaj më parë.

Zbulohen detaje te reja në lidhje me ngjarjen tragjike të dy ditëve më parë, ku një 23-vjeçar qëlloi për vdekjen shoqen e tij 21 vjeçare dhe më pas veten.

Nga pyetja e të afërmve dhe të njohurve që kishte 23-vjeçari Aldison Belulaj dhe 21 vjeçarja Ariela Murati, mësohet se çifti kishtë qenë i lidhur prej katër vitesh marrëdhënie të cilës mesa duket 21 vjeçarja kishte vendosur t?i jepte fund dy muaj më parë.

Nuk dihen shkaqet e ndarjes po mësohet se Ariela kishte vendosur që prej 10 ditësh të ndryshonte edhe numrin, gjë që mesa duket e ka acaruar më tej situatën

Ndërkohë që i riu, i cili mendohet se ka siguruar ditën e ngjarjes armën e krimit, ka takuar ditën e ngjarjes Arielën ku pas një debati me tone të larta e ka qëlluar në kokë të renë, e cila mësohet se madje i ishte lutur, duke iu ulur në gjunjë që të mos e kryente këtë veprim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-rinjte-kishin-4-vjet-lidhje-dashurie-ariela-i-dha-fund-por-djali-se-pranoi