Qeveria vendos te subvencionoje peshkimin

2018-05-10 1

Timonin në sektorin e peshkimit, Edi Rama thotë se po ecën në drejtimin e duhur, tani që e mban i vetëm.

Në një takim në portin e peshkimit në Durrës, peshkatarëve iu është dhënë lajmi se qeveria ka vendosur të subvencioni 20 lekë për kilogramë, për sardelet dhe acuget. Vendim që synon të nxisë rritjen e eksporteve dhe punësimit.

Gjatë mandatit 4-vjeçar, Kryeministri premton të tjera investime mbështetëse për sektorin. Kryeministri premton dhe investime në porte të tjera të vendit, i pari në listë duket të jetë porti i Shëngjinit.

Nëpërmjet Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, peshkatarët do të mund të përfitojnë mbështetje financiare për investimet që do të kryejnë si për anijet e tyre ashtu dhe për markatën e peshkut.