Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vëllai Aldison Belulajt në një intervistë për Ora News ka zbuluar detaje të reja nga historia e dashurisë midis dy të rinjve që u kthye në një tragjedi.
Nërkohë që daja i tij po fliste, ai ndërhyri për të sqaruar më mirë lidhjen midis Aldisonit dhe Arielës.
Duke mos pranuar të flasë para kamerave, rrëfeu se vëllai i tij e donte me shpirt Ariela Muratin dhe kishin 3 vite lidhje me njëri-tjetrin, por kjo e fundit e kishte mohuar tek familja e saj.
Vëllai Aldison Belulajt: "Vajtëm në shtëpi për tu bërë ballafaqimi djali me vajzën. Se ka mohuar çdo gjë, çdo lidhje vajza, jo se është kërkuar dora.
Ka shkuar për një sqarim në shtëpinë e vajzës kjo ka qenë situata dhe e kanë lënë për në fundjavë që të sqarohej muhabeti. Vajza nuk erdhi nga Tirana dhe ka ndodhur kjo.
Normale që kanë pasur lidhje, të kesh një vajzë 3 vite e të mos kesh lidhje?! Është lidhje 3 vjeçare jo 1, 2 ditore. Ai e donte me shpirt, ja donte shpirti, ja donte zemra, nuk mund ta ndalonte dot askush. Zemrën nuk e ndalon dot, jo ai por asnjë.
Keq na vjen për çdo gjë."
Aldison Belulajt tronditi mbarë opinionin shqiptar të dielën e 21 janarit 2018 kur qëlloi për vdekje Ariela Muratin mes të rrugës në Tiranë dhe më pas plagosi edhe veten.
21-vjeçarja u përcoll të hënën për në banesën e fundit ndërsa 23-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës pas plagëve të rënda që i shkaktoi vetes me të njëjtën armë që vrau vajzën që dashuronte.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vellai-aldison-e-donte-me-shpirt-ariela-e-mohoi