PD kundër emrave për KLP e KLGJ - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas miratimit me short te anëtareve per Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e Larte te Prokurorisë; Partia Demokratike ka sqaruar pse ne gjykimin e saj i gjithë procesi i per ngritjen e dy institucioneve me te rëndësishme te sistemit te drejtësisë, është i korruptuar politikisht.



?Kandidaturat jane politike, jane ne kundërshtim me kriteret e Kushtetutës e ligjit dhe nje pjese e tyre kane marre notën negative nga ONM.?



PD ka analizuar dokumentacionin e secilit prej 10 anëtareve, duke konstatuar se gjysma e tyre nuk plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji. Këta 5 anëtare qe do t?i dërgohen parlamentit per votim ose preken nga dekriminalizimi, ose janë skualifikuar nga ONM per plagjiature, ka kandidate per te cilet ndërkombëtaret vene ne dukje se nuk justifikojnë pasurinë apo kane qene te angazhuar politikisht, e per me tepër, ka edhe bashkëpunëtore te ish-sigurimit te shtetit.



Pavarësisht vërejtjeve dhe votës se opozitës, kushtetuta ka parashikuar mekanizëm zhbllokimi dhe procesi per KLGJ e KLP do te shkoje deri ne fund.



Te enjten lista me 10 emra do te hidhet per votim ne parlament dhe do te rrezohet pasi kuorumi prej 94 votash është i pamundur; shorti do te përsëritet edhe dy here para se parlamenti te zgjedhe 10 anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor e Këshillit te Larte te Prokurorisë.