Vota e emigrantëve ka gjetur sot hapësirë në Kryesinë e Kuvendit, ku po diskutohet në një tryezë për mënyrën si mund të bëhet realitet votimi i shqiptarëve jashtë. Në tryezën e diskutimit mungonte opozita, ku sipas burimeve të Report Tv nga PD, këta të fundit nuk kanë marrë pjesë, pasi e konsiderojnë një tryezë qeveritare.
I pranishëm në tryezë, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, deklaroi se emigrantët duan të marrin pjesë në vendimmarrjen e vendit dhe se për këtë duhet të bëjnë dokumente të reja.
?Vota e emigranteve kërkon diskutim të hapur. Emigrantët duan të marrin pjesë në vendimmarrjen e vendit. Kontributi i remitancave të emigrantëve më i lartë se çdo organizëm ndërkombëtar. Shtetasit jashtë vendit do të bëjnë dokumente të reja. Pasaportë dhe ID me adresat e reja?, tha Majko.
Ndërkohë, ministri Fatmir Xhafaj, por edhe ambasadori i OSBE vunë theksin te Reforma Zgjedhore, si shumë e rëndësishme për të realizuar votën e emigrantëve shqiptarë.