Report TV - Cano: Qytetarët të regjistrohen në portalin E-Albania, ankesat trajtohen në 10 ditë

2018-05-10 3

Platforma e bashkëqeverisjes u ka dhënë zgjidhje ankesave të një numri të madh qytetarësh, vetëm pak muaj pas ngritjes së këtij mekanizmi.
Eridana Cano, Drejtore e Pergjithshme e Agjencise per Dialog dhe Bashkeqeverisje, e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se çdo ankesë e qytetarëve shqyrtohet brenda 10 ditëve.

"Çdo ankesë duhet të shqyrtohet brenda 10 ditëve. Shumë probleme dhe shqetësime të qytetarëve janë zgjidhur përmes platformës së bashkëqeverisjes", u shpreh Cano duke kujtuar se "qytetarët mund të regjistrohen fare lehtë përmes portalit E-Albania dhe më pas mund të ngrejnë shqetësimet apo problemet e tyre".

"Kjo platformë është në kohë reale, ndërveprimi është edhe më i lehtë. Tani nuk ka më që qytetarët të humbasin kohë dhe energji duke shkuar nëpër zyra".

Free Traffic Exchange