“Qeveria e mbyllur në bunker” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama per fatin e naftëtarëve, duke deklaruar se Armo është modeli i korrupsionit te kësaj qeverie. Gjate takimit me demokratet e Laprakes, Basha e cilësoi interpelancën e shefit te ekzekutivit me naftëtarët thjesht si nje mbyllje ne bunker larg problemeve reale te qytetareve.



?50 milionë euro taksa ia ka falur, kujt do thoni ju? Jo Besos, jo! Vetes së tij! Se Beso është fasada, siç ka qenë gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysmë 1 200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre.?



Basha sulmoi qeverinë edhe per inceneratorin e Fierit per te cilin ka shpenzuar 5.2 milion euro.



?Njerëzit janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndetin e tyre dhe shumica prej tyre kanë të njëjtin problem, kanë të njëjtin hall. Nuk kanë pension, nuk kanë ndihmë ekonomike, nuk kanë punë, dhe çfarë i pret? I pret dajaku i Edi Ramës. Përse? Nuk duan të kenë fabrikë helmesh aty ku jeton familja e tyre, aty ku rriten vogëlushët e tyre. Shembuj të tillë ka me qindra që tregojnë një gje dhe vetëm një gjë, është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri.?



Basha u ka bere apel qytetareve qe t?i bashkohen tubimit te opozitës ditën e shtune ne shenje proteste, ndaj korrupsionit, varfërisë, e padrejtësive.



?Kini besim tek forca juaj. Ky ishte futur në bunker që sot, nga 1200 naftëtarë, imagjinoni 12 mijë, 120 mijë protestues në shesh. Kjo është! Pra, forca e protestës, mesazhi i protestës është, pjesëmarrja. Dhe mesazhi është ky: Nuk je më kryeministër!?.



Te shtunën ne mesdite, demokratet do te protestojnë përpara kryeministrisë kundër qeverise.

Free Traffic Exchange