Ora News - Rrezik nga mali dhe lumi, rrëshqitjet bllokojnë rrugën Lezhë-Rubik

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Masive gurësh të rënë nga shpati i malit kanë bllokuar rrugën e vjetër nacionale Lezhë-Rubik, në një zonë ku aksi rrezikohet edhe nga rrjedha e lumit Mat. Për prefektin e Lezhës një prej shkaqeve të problematikës janë lavatricet e inerteve.

Rruga e vjeter nacionale Lezhë-Rubik është bllokuar prej ditësh për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë vendin.

Rrëshqitja ka ndodhur në afërsi të fshatit Rrasfik, ndërsa rrezikohet dhe një shtyllë e tensionit të lartë.

Por situata bëhet më kritike pasi në të njëjtin vend, segmenti rrugor kërcënohet edhe nga rrjedha e lumit Mat, problem që për prefektin e Lezhës është krijuar nga lavatriçet e inerteve.

Gjergj Prendi: I gjithë ky masiv i madh uji që vvjen nga mbrapa meje përplaset këtu dhe ka pridhur formacionin gjeologjik. Rrezikohet shtylla e tensionit të lartë, është e domosdoshme ndërhyrja.

Për zhbllokimin është angazhuar menjëherë firma kontraktore që mirëmban këtë segment rrugor, ndërsa janë marrë masat për vendosjen e tabelave sinjalizuese në zonat e rrezikshme.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rrezik-nga-mali-dhe-lumi-rreshqitjet-bllokojne-rrugen-lezhe-rubik