http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e mjekëve specialiste në spitalet e rretheve, po kushtëzon qytetarët në marrjen e shërbimit.
Mungesë e reaminatoreve anestezist në maternitetin e Korçës, detyron shumë gra shtatzëna që t?i drejtohen Pogradeci apo Tiranës për të kryer lindje. Shqetësimi e ngre doktori Mishel Papakozma, i cili bën me dije se nga tre mjekë reanimatorë që ka pasur Korça tashmë ka mbetur vetëm një.
Sipas Pakozmait puna ne Korçe është vështirësuar shume.
Nevoja e shtimit të organikës me një mjek reanimator në maternitet është e nevojshme në mënyrë që edhe lindjet me operacion të mos dërgohen në Pogradec. Ministrja e shëndetësisë ka nisur sistemin e patronazhimit te spitaleve per te përballuar mungesa e specialisteve ne rrethe. Ky projekt startoi nga Burreli, i cili vuante veçanërisht mungesën e mjekeve gjinekologe.