Ora News - “Rilindja” e qendrës së Vlorës, nis shembja e 40 objekteve

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

40 objekte do të shemben në Vlorë për ti hapur rrugë zbatimit të projektit për rijetëzimin e qendrës historike. IKMT ka nisur aksionin dhe për momentin nuk ka hasur në kundërshti nga ana e pronarëve të ndërtesave që preken.

Në Vlorë nisi aksioni për shembjen e rreth 40 objekteve që pengojnë zbatimin e projektit të Rikualifikimit të Qendrës Historike të qytetit bregdetar.

Burime zyrtare thanë se këto objekte janë të skualifikuara nga ALUIZNI në procesin e legalizimit, ndërsa IKMT thotë se kryesisht janë katet e treta të godinave ato që do shemben.

Projekti prek edhe muret rrethuese të disa ndërtesave në qendrën historike të qytetit.

Në dy ditët e para të aksionit nuk ka pasur kundërshtime nga pronarët e ndërtesave

Aksioni do të vazhdojë disa dite dhe më pas do të fillojë zbatimi i projektit.

Projekti i miratuar nga KëshIlli Kombëtar i Restaurimeve do të zbatohet në zëmër të Vlorës aty ku qyteti ende ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19?të dhe fillimit të shekullit të 20?të.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rilindja-e-qendres-se-vlores-nis-shembja-e-40-objekteve