Policia e Tiranës ka arrestuar orët e para të mëngjesit të së martës një të dënuar me 9 vite burg për prodhim e shitje droge si dhe armëmbajtje pa leje.
I shumëkërkuari Gazmend Biraci, 43-vjeç, u arrestua në fshatin Kllojkë, ku edhe banonte.
Ai ishte shpallur në kërkim në tetor të vitit 2016, pasi dyshohej se ishte bashkëpunëtor për veprat penale prodhim e shitje të narkotikeve dhe armëmbajtje pa leje.
Biraci u shpall në kërkim pasi në fshatin e tij u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit ?Cannabis Sattiva?, dhe 6 armë zjarri.
43-vjeçari u dënua me 9 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë më 14 dhjetor të vitit të kaluar.