Ora News - Mazhoranca hap diskutimin për votën e emigrantëve, Majko dhe Xhafaj përcaktojnë piketat

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mundësimi i votës për emigrantët shqiptarë ishte në fokus të një tryeze diskutimi, e para lidhur me këtë çështje. Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, tha se regjistrimi i shtetasve shqiptarë përkon dhe me ripërtëritjen e dokumentave të identifikimit për të gjithë shtetasit.

Pandeli Majko: Vota e shtetasve shqiptarë jashtë vendit do ta lidhë edhe më fort të ardhmen e vendit me procesin integrim të vendit. Pas kësaj reforme elektorale do të kemi qeveri që do të mbështesin legjitimitetin e tyre edhe në votën e shtetasve të vet në perëndim. Një arsye tjetër që nxit një vendimarrje sa më të shpejtë në Kuvendin e Shqipërisë është edhe rregullimi i regjistrimit të shtetasve jashtë vendit. Ky proces kërkon një kujdes të veçantë administrativ. Regjistrimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë një rastësi pozitive i cili është plotësimi i afatit 10 vjeçar të dokumentave të identifikimit, ato do të ripërtërihen për të gjithë shtetasit shqiptarë. Shtetasit shqiptarë kur të aplikojnë pranë zyrave përkatëse në Shqipëri apo Konsullatat respektive të shtetit ku jetojnë për tu pajisur me njoftim elektronik apo pasaportë biometrike të shtetit shqiptar për herë të parë apo kur i ka mbaruar afati 10 vjeçar i dokumentit, apo kur i ka humbur, sipas kontratës koncensionare duhet të deklarojnë të gjithë të dhënat përfshirë dhe adresën e banimit në shtetin e huaj ku jetojnë.

Majko u kujdes të nënvizonte se "shtetasve shqiptarë jashtë vendit u duhet bërë e qartë se me plotësimin e dokumetave të reja identifikuese pasaportë dhe kartë identetit të mos vendosë adresën e vjetër apo shtëpisë së prindërve në Shqipëri por atë të vendqëndrimit në vendin pritës.Çdo shmangie duhet konsideruar ashtu siç është paligjshmëri, falsifikim dhe si mosrespektim që shteti shqiptar ka me kompaninë koncesionare për këtë qëllim".

Ministri Majko apeloi edhe opozitën në Kuvend.

Majko: Ky është diskutimi i parë publik, shrespoj që kolegët deputet në komisionin e reformës zgjedhore të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjen e votës së shetasve jashtë vendit. Po flasim për votues të majtë dhe të djathtë që do të fitojnë një të drejtë të munguar. Kjo reformë e votës do të ndryshojë raportin e politikës me shtetasit që e votojë, do të ndryshojë dhe vetë politikën shqiptare. Nuk po falim dhe nuk po sajojmë asgjë, e drejta duhet të shkojë tek shtetasi dhe jo e kundërta.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/mazhoranca-hap-diskutimin-voten-e-emigranteve-majko-dhe-xhafaj-percaktojne-piketat

Free Traffic Exchange