Dite e Re - Kërpaçi: Të jesh femër në politikë është sfidë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin Dite e Re është shprehur se të jesh vajzë dhe të merresh me politikë është sfidë.

Floida Kërpaçi: "Të jesh vajzë, të jesh grua dhe të merresh me politikë është një sfidë. Sepse e tillë është shoqëria jonë. Por mendoj që ne duhet të luftojmë akoma më shumë që shumë gra të bëhen pjesë e politikës, për ta bërë politikën shqiptare dhe për ta ndryshuar."

Kryetarja e LRI-së tha se të jesh pjesë e forumit rinor është përgjegjësi e madhe.

Floida Kërpaçi: "Të jesh pjesë e politikës kërkon një angazhim jashtëzakonisht shumë të madh dhe për më tepër të jesh pjesë e forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim është një përgjegjësi e madhe sepse ne kemi shumë të rinj që i kanë shpresat tek forumi jonë për një arsye të vetme sepse iniciativat që kemi ndërmarrë nuk janë për të qëndruar në letër por i kemi ndjekur hap pas hapi për të gjetur zgjidhje."

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/kerpaci-te-jesh-femer-ne-politike-eshte-sfide