Ora News - I jepet lamtumira Arielës, flet drejtoresha e gjimnazit: Si i njihja dy të rinjtë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përcillet në banesën e fundit Ariela Murati. Mes lotësh, familjarë, të afërm dhe miq në Zharrës i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së tyre.
Studentja e vitit të tretë të fakultetit të Drejtësisë u vra një ditë më parë në kryeqytet nga bashkëfshatari i saj Aldison Belulaj, pasi ajo i kishte refuzuar dashurinë.
Teksa u tha që historia e dashurisë mes dy të rinjve kishte nisur që në periudhën e gjimnazit në Patos, drejtoresha e gjimnazit "Sotir Çapo", Mireta Nasto mohon diçka të tillë.
Sipas saj i gjithë stafi i shkollës ishte befasuar kur morën vesh lajmin. Megjithatë ajo i përshkruan si Aldisonin ashtu edhe Arielën nxënës shumë mirë.
Nasto: Një tragjedi. Aldisoni ka qenë një nxnënës i mirë e përshkruajnë mësuesit, nuk kanë asnjë ankesë apo pretendim që ka një sjellje deviante.Ariela ka qenë një vajzë shumë e mirë, nxënëse shumë e mirë. Ajo ka qenë kryetare e qeverisë së nxënësve të shkollës dhe dinte të përcillte shumë mirë zërin e nxënësve.Arriti të fitonte një degë që e dëshironte, fitoi Drejtësinë. Me pasion vazhdonte Universitetin. Ishtë një vajzë model, vajzë shembull. Familja është përpjekur fort.Nuk di asnjë fakt që të rinjtë të kenë pasur lidhje në gjimnaz, nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur më vonë. Jemi befasuar kur e kemi dëgjuar. Njiheshin patjetër sepse kanë qenë bashkë në një gjimnaz, dhe ky është një gjimnaz i vogël fshati.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familja-e-arieles-hap-dyert-e-mortit-flet-drejtoresha-e-gjimnazit-si-i-njihja-dy-te-rinjte

Free Traffic Exchange