Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetarja Ornela Liperi në studion e "Tonight Ilva Tare" tha se dy vjet pas rishikimit të kontratës me koncesionarin e Rinasit, aeroporti i Kukësit nuk është hapur dhe çmimet vijojnë të jenë të larta.
Ministri Gjiknuri paralajmëroi se do të rishikohet sërish kontrata me kompaninë, duke theksuar se do të ketë një valë të re bisedimesh.
Pjesë nga deklarata:
Liperi: Më 1 prill 2016 u nënshkrua kontrata me Rinasin në këmbim të hapjes së aeroportit të Kukësit, duke iu zgjatur dy vjet kontrata. Sot Kukësi nuk është asgjëkundi. Kompania ka 40% normë fitimi, çmimet janë të larta. A mban njeri përgjegjësi?
Gjiknuri: U krijua mundësia që të ndërtohet një aeroport i ri në Shqipëri. Të paktën thoni faleminderit kësaj qeverie. E "liroi nga burgu" hapësirën shqiptare.
Tare: Një qeveri socialiste e kishte dhënë atë eksluzivitet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/liperi-cmimet-ne-rinas-te-larta-gjiknuri-na-thoni-faleminderit-qe-cliruam-hapesiren-ajrore