Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare po shikon mundësinë e krijimit të një tuneli në Llogara për të ulur distancën kohore nga Dhërmiu në Vlorë, por edhe për të thithur më shumë turistë. Deklarata u bë nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në studion e "Tonight Ilva Tare"
Gjiknuri: Po bëhet një studim, po shihet interesi i shoqërive të huaja, për një tunel alternativ për në Llogara, për të nxitur turizmin dhe për të shmangur kalimin nga ana e Parkut të Llogarasë dhe zbritjen që merr gati një orë.
Tare: Po bëhet një studim për këtë apo ka ndonjë ofertë?
Gjiknuri: Jemi me qasjen që ka ardhur një moment që mund të bëhet një tunel në mënyrë që distanca nga Dhërmiu në Vlorë mos jetë më shumë se 20-25 minuta.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjiknuri-po-behet-studimi-ndertimin-e-nje-tuneli-ne-llogara