Te ?5 pyetjet nga Babaramo? kryeministri Edi Rama komentoi edhe vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Kreu i qeverisë tha se porositësit dhe vrasësit e liderit serb nuk kanë shtetësi shqiptare apo kosovare.
?Porositësit e vrasjes së Ivanoviç nuk kanë nënshtetësi shqiptare apo kosovare?, u shpreh Rama
I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo nëse trazirat në parlamentin maqedonas, ngjarjet në Malin e Zi ku u tentua eliminimi i ish-kryeministrit Gjukanoviç dhe vrasja e Ivanoviç javën e kaluar, nëse kanë lidhje më njëra-tjetrën, Rama tha se nuk ekziston një tezë e tillë.
?Do të ishte ekzagjerim i paarsyeshëm të thuhej kjo, sepse nuk ka asnjë element faktik që do ta bënte të mundur këtë?.