Ora News - Gjiknuri: ARMO e falimentuar. Liperi: Falimentoi dhe ju lani duart!

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri në një intervistë ekskluzive në "Tonight Ilva Tare" tha se kompania ARMO praktikisht është e falimentuar dhe se shteti ka rol të kufizuar në menaxhimin e saj për shkak se është një aktivitet privat.

Kryeredaktorja e revistës "Monitor" Ornela Liperi tha se kompania falimenton dhe qeveria "lan duart".

Gjiknuri: Kompania në të cilën ka 15% shteti ka qenë kompania që ka mbajtur Rezart Taçi.

De facto është kompani e falimentuar, pavarësisht se nuk ka bërë procedura ligjore pasi ka një klauzolë në ligj ku sektorët strategjikë nuk mund të kenë falimentim.

Deri në vitin 2013 ka akumuluar borxhe të mëdha që shkojnë në 300 e ca mln euro.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjiknuri-armo-e-falimentuar-liperi-falimentoi-dhe-ju-lani-duart

Free Traffic Exchange