Germimet per varrezat greke/ Athina zyrtare: Hap i rendesishem per marredheniet

2018-05-10 2

Zbulohen eshtrat e para nga gërmimet në Dragot të Tepelenës, pas takimit në Kretë mes 2 ministrave Ditmir Bushati dhe Niko Kotziaz. Prej kësaj të hëne, në Dragot të Tepelenës ka nisur procedura e zhvarrosjes se ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjate luftës italo-greke, në vitet 1940-1941, ku ka asistuar dhe ambasadorja greke Eleni Surani dhe prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj. E gjithe zona ku do të kryhen gërmime është e rrethuar nga policia vendore e Tepelenës dhe Gjirokastrës, të cilët nuk lejonin kalimin e personave të paautorizuar .Procesi i dakortësuar sipas vendimit të qeverisë shqiptare në 13 Dhjetor të vitit të kaluar parashikon lokalizimin, zhvarrimin, identifikimin dhe pastaj varrimin e tyre në dy varreza, në Bularat dhe Këlcyrë.

Punimet për zhvarrimin në Dragot të Tepelenës po bëhen nën mbikqyrjen e komisionit dypalësh dhe parashikohet të gërmohet mbi bazen e hartave italiane të kohës, por edhe dëshmive të banorëve. Do të gërmohet kudo ku mendohet se ndodhet eshtrat e rreth 6.800 grekëve, nga 8.000 që u vranë në periudhën nga Nëntori 1940 deri në Prill 1941.Marrëveshja për varrezat greke u arrit në vitin 2009, por kishte mbetur pezull dhe u arrit të zhbllokohej pas takimit që dy ministrat e Jashtëm, Kotzias e Bushatit në Kretë patën në nëntor të vitit të kaluar.

Ministria e Jashtme greke ka përshëndetur reagimin e Shqipërisë ndaj kësaj kërkese që Athina e konsideron si ?një kërkesë historikisht të drejtë? dhe si një shenjë që ?dialogu me frymë konstruktive mund të cojë në zgjidhje të problemeve?. Në një deklarate të publikuar paraditen e së hënës, Ministria e Jashtme greke e cilëson nisjen e zhvarrimit si një ?hap të rëndësishëm që përfundimisht të prehen shpirtrat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke të viteve 1940-1941?.

Puna e ekipeve shqiptaro-greke për zhvarrosjen është shoqëruar nga një protestë e qytetarëve të cilët kërkonin respektimin e ligjeve të luftës që sipas tyre nuk parashikojnë një varrezë të mirefillte, por thjesht një memorial.
Ndërkohë, pas takimit 3 ditor të Korçës, pala shqiptare u mjaftua me deklaratën e përbashkët të shpërndarë për mediat. Në të nuk bëhej e qartë nëse kishte apo jo rezultate konkrete për çështjet që kërkojnë zgjidhje, si heqja e ligjit të luftës nga pala greke apo arritja e një marreveshje të re për hapësirën detare.