Ora News - Ja 10 anëtarët për KLP dhe KLGJ që do të votojë Parlamenti/ EMRAT

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 5 orë debatesh e diskutimesh nuk mjaftuan që mazhoranca dhe opozita të gjenin dakordësinë për të votuar kandidatët për anetarë në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Palët iu dorëzuan kushtetues që parashikonte hedhjen e shortit.

Arben Vani dhe Sokol Lamaj, u zgjodhën nga rradhët e avokatëve për të qënë kandidatë për anëtarë të KLGJ, ndërsa Erion Muharremaj dhe Ilir Panda u zgjodhën nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë. Nga shoqëria civile kandidat do të jetë Altin Hazizaj.

Ndërsa kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën Kozma Jano Floreta Gjini, të cilët vijnë nga rradhët e avokatëve, Eneida Sema dhe mirela Bogdani nga trupa e pedagogëve ndërsa Alfred Balla u zgjodh nga shoqëria Civile për të qënë kandidat për anatar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Opozita tha se lista e zgjedhur është një instrument në duart e mazhorancës për të kapur drejtësinë.

Bylykbashi: Sa nga këta përfaqësojnë në mënyrë substanciale mazhorancën dhe opozitën. Është e qartë që është një listë e pastër e kontrolluar nga mazhoranca. Një instrument me 5 persona në secilin krah për të kontrolluar KLP dhe KLGJ në përcaktimin e Prokurorit të Përgjithshëm, zgjedhjen e Prokurorëve të SPAKU-t dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme që qëndron mbi SPAKU-n

Ndërsa për mazhorancën i gjithë procesi ishte transparent dhe konfirmoi vullnetin e kësaj force për të çuar përpara reformën në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/anetaret-klp-dhe-klgj-do-te-zgjedhe-me-short