Ora News - Tepelenë, gjendet 2 ushtarë të rënë grekë, reagon Ministria e Jashtme e Greqisë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eshtrat e dy ushtarëve të dyshuar si të rënë në luftën italo Greke në Jug të Shqipërisë u gjetën në ditën e parë të kërkimeve që nisën këtë të hënë në fushën e Dragotit të Tepelenës.

Ministria e Jashtme greke në një reagim në Twiiter, duke e konsideruar si moment historik, thotë se ndërhyrja e parë ka bërë të mundur gjendjen e eshtrave të dy ushtarëve grekë.

"Puna filloi sot, në prani të një komiteti të përzier greko-shqiptarë, në një atmosferë emocionale", thuhet në reagim.

Kjo Ministri, thekson se kërkimet vijnë dy muaj pas arritjes së marrëveshjes midis ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias në Kretë.

Në foto shquhet qartë numri i ushtarit, çka mund të ndihmojë në identifikimin e tij, si dhe grada ?rreshter?, detaje të shkruara në italisht, sipas të cilave mendohet se Ai është varrosur nga ushtarët italianë të cilët janë kujdesur që të lënë shenja të mjaftueshme për identifikim

Ora 11 e së hënës shënoi nisjen zyrtarë të kërkimeve për ushtarët grekë, mbi bazë të një marrëveshje mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologuit Nikos Kotzias.

Gjithçka mbikëqyrët nga grupe të posaçme në përbërje të të cilëve janë mjekë, historianë, antropologë, ndërsa gjithçka mbikëqyret edhe nga juristë.

Eshtrat e zbuluara Janë të parat e 6.800 ushtarëve që sipas mediave greke janë varrosur në Shqipëri nga nëntori 1940 deri në prill 1941.

Pas një procesi që pritet të shtrihet në disa zona dhe sipas vendimit të qeverisë shqiptare, ata do të varrosen në Bularat e Këlcyrë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tepelene-gjendet-nje-ushtar-i-rene-grek

Free Traffic Exchange