TIRANE - Një nxënëse në shkollën e Mesme "Eqerem Çabej" ka mbetur e plagosur aksidentalisht pas një sherri mes dy nxënësve moshatarë të saj, brenda në ambientet e shkollës.
Dy nxënës të klasës së X-të, I.XH dhe F.R, 15 vjeç, u konfliktuan me njëri-tjetrin në orën e informatikës rreth orësh 10.00. Nga konflikti mes dy të rinjve ka ndërhyrë mësuesja dhe një nga nxënëset, J.S, e cila aksidentalisht është plagosur. Policia ka shoqëruar autorin, ndërkohë që burime të Report TV bëjnë me dije se nxënësja është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.