?Ismail Kadare ka retushuar veprat?. Kështu është shprehur profesoresha kineze, dr. Ke Jing, albanologe dhe ballkanologe gjatë prezantimit të një studimi monografik për veprën e shkrimtarit shqiptar botuar në gjuhën angleze
Studimin monografik ?Katër të tjerë në veprën e Kadaresë? është komentuar përmes një ligjërate të mbajtur nga Ke Jing, e cila ka analizuar identitetin kombëtar dhe personal të shkrimtarit.
Gjatë ligjëratës Ke Jing ka hedhur teza të ndryshme, të vështruara permes analizës së tekstit, që ngjallin jo pak debate në botën e letrave. Konkretisht ajo bënë ndarje mes veprës dhe personaliteit të Kadaresë.
Tezat e Jing kanë lënë hapur shumë debate mes të pranishëmve.
Libri Katër të tjerë në veprën e Kadaresë është i pari studim i thelluar monografik kushtuar veprës letrare të shkrimtarit të madh shqiptar nga pikëvështrimi i institucioneve akademike dhe universitare kineze.