Deputeti Baçi: Protesta e naftëtarëve të ARMOS-s është ekonomike e jo politike

2018-05-10 0

Në studion e Report Tv, deputeti i PD, Luan Baçi ka folur në lidhje me protestën e naftëtarëve të Ballshit, ku shprehet se ?prej shumë muajsh nuk figurojnë si punëtorë të ARMO-s?.

?Punonjësve nuk ju janë paguar rrogat dhe sigurimet prej kohësh, ata kanë protestuar për të drejtat e tyre dhe nuk kanë pranuar asnjë parti politike, duke qenë shumë të drejtpërdrejtë në lidhje me kërkesat e tyre?, shprehet Baçi.

?Protesta e naftëtarëve të ARMOS-s është ekonomike dhe jo politike, ata nuk e kanë pranuar mbështetjen e Opozitës?, thotë Baçi.

?Deklarata e sotme e Gjiknurit në lidhje me statusin e naftëtarit nuk është gjë tjetër veçse një shtyrje e datës së fillimit të trajtimit si naftëtarë?, thekson deputetit i PD.

Luan Baçi thekson se një nga kërkesat e naftëtarëve është që aktiviteti i rafinerisë ,mos të mbyllet, pasi janë shumë familje që marin të ardhura. ?Ajo nuk duhet të mbyllet dhe të shitet me më pak lekë se sa vlen Rafineria e Ballshit?.

Free Traffic Exchange