Report TV - Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë përcjellin për në banesën e fundit Ariela Muratin

2018-05-10 0

FIER - Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, të afërm, miq dhe shokë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Ariela Muratit në Zharrëz të Fierit. 21-vjeçarja u vra me dy plumba një ditë më parë nga shoku i saj, Aldison Belulaj përballë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur të gjithë vendin, ndërsa në fshatin Zharrëz ka pllakosur heshtja. Trupi i pajetë i Arielës u përcoll drejt banesës së fundit mes qindra të pranishmëve, ndër ta edhe shokët e shoqet e saj të universitetit. Studentët e Juridikut në Fakultetin e Drejtësisë kanë ndërprerë mësimin dhe kanë mbërritur në shtëpinë e të ndjerës ku morën pjesë në ceremoninë mortore.
Trupi i pajetë i Arielës u tërhoq mbrëmjen e kaluar nga morgu i Spitalit të Traumës, nga ku familjarët të traumatizuar për atë që kishte ndodhur, paralajmëruan se autori i krimit do ketë pasoja të rënda. Policia ka marrë në mbrojtje familjen e Aldison Muratit për të shmangur një hakmarrje të mundshme pas vrasjes së 21-vjeçares.

Motra dhe kushërira e Ariela Muratit, kanë qenë dëshmitare të krimit të rëndë, që ndodhi dje në Tiranë. Të tria vajzat kanë qenë bashkë, duke ecur në trotuarin para Universitetit të Mjekësisë, kur kanë takuar në rrugë autorin e ngjarjes, Aldison Belulaj.

Free Traffic Exchange