Programi i ri i Ministrisë së Arsimit ?Tre lënë në gjashtë orë? ka hasur në kundërshti të Komisionit parlamentar të Edukimit. Ky komision i drejtuar nga opozita thirri në një seancë dëgjimore ministren Lindita Nikolla për të dhënë shpjegime për këtë nismë, që siç u motivua nga ministria, erdhi si propozim i disa prindërve, mësuesve e nxënësve nga platforma e bashkëqeverisjes.
Por në komision këtë të hënë erdhi zëvendës ministrja Bora Shahini, çka shkaktoi reagimin e të gjitha palëve.
?Nuk mund të tolerojmë që fëmijët tanë të përdoren për kavje për eksperimente nga kryeministri apo ministria e arsimit për të mbuluar skandalet e arsimit, nuk pranoj të vazhdoj kjo seancë dëgjimore,? tha Albana Vokshi.