http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta vizitoi Kosovën me rastin e 12 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai apeloi qe qeveria dhe opozita kosovare të gjejnë zgjidhje të mençura të cilat do ta forcojnë vendin e do te përmirësojnë imazhin ne arenën ndërkombëtare.
?Shpresoj shumë në angazhimin e mëtejshëm edhe të Kryeministrit Haradinaj dhe të gjithë Qeverisë, por edhe të opozitës për të dhënë zgjidhje të mençura për të gjitha ato çështje të cilat do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Në këtë drejtim, mund t?i sigurojmë Kosovës mbështetjen tonë maksimale, gjithmonë në koordinim me Kryeministrin, me Presidentin dhe Parlamentin e Kosovës dhe të gjitha institucionet këtu?.
Ndërsa kryeministri Haradinaj theksoi se qëllimi i Kosovës mbetet integrimi i saj në strukturat euroatlantike. I pyetur nga gazetarët për gjendjen e sigurisë në Kosovë pas vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, Haradinaj tha se nuk ka asnjë arsye për destabilizim te vendit.
?Të gjithë mekanizmat e rendit dhe të sigurisë konfirmojnë se situata e sigurisë është e qëndrueshme, e qetë. Vrasja e Ivanoviçit është marrë shumë seriozisht nga të gjitha institucionet tona dhe nuk ka paralajmërime për çfarëdo destabilizimi të Kosovës. Ju e vërejtët që edhe vizita e presidentit Vuçiç kaloi në një atmosferë korrekte, dhe besoj se porosia këtu është e qartë, se përgjegjësitë për zhvillimet në Kosovë i kanë institucionet e saj?.
Presidenti Ilir Meta u ndal edhe tek rrugëtimi i rajonit drejt integrimit. Kreu i shtetit shqiptar tha se është e rëndësishme qe te gjitha vendet te marrin nje mesazh inkurajues për procesin e reformave.