Report TV - Vlorë, u masakruan dhe u dogjën, ceremonia mortore dhe fotot e viktimave nënë e bir

2018-05-10 2

VLORE - Salke dhe Olsi Hoxhallari, përkatësisht 73-vjeç dhe 43 vjeç, u masakruan barbarisht mëngjesin e të dielës në banesë dhe më pas trupat e tyre u dogjën. Krimi i rëndë tronditi jo vetëm Vlorën, por të gjithë vendin.

Dyshohet se nënë e bir janë goditur me sëpatë. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se viktimat kanë të çara të thella në pjesën e kafkës dhe fytit. Report Tv ka siguruar edhe fotot e viktimave të këtij krimi makabër, trupat e të cilëve u gjetën të karbonizuar nga bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit e cila më pas ka njoftuar policinë.
Policia ka shoqëruar shtatë persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa burime pranë bluve të Vlorës bëjnë të ditur se një është shpallur në kërkim.

Mes të shoqëruarve nga policia është edhe nusja e shtëpisë, kunata e Olsi Hoxhallarit pasi sipas të afërmve ajo ka pasur konflikte me viktimën. Një ditë më parë ajo kundërshtoi shoqërimin nga policia me pretendimin se nuk kishte ku të linte fëmijët por pavarësisht kësaj ajo është marrë në pyetje.

Olsi Hoxhallari ishte rikthyer nga Greqia, ku punonte, për festat e fundvitit.