Afërdita Hoxhallari, ish-kunata e Osi Hoxhallarit i cili u gjet bashkë me nënën e tij, Salke Hoxhallari, i masakruar dhe i djegur në banesë në lagjen "1 maji" në Vlorë, u shoqërua një ditë më parë nga policia për t'u marrë në pyetje. Ajo është divorcuar nga burri rreth 7 vite më parë.
Kanë dëshmitë e të afërmve të viktimave të cilët kanë thënë përpara grupit hetimor e moshuara dhe 43-vjeçari kanë pasur probleme me kunatën. Megjithatë ajo është lënë e lirë pas marrjes në pyetje, krahas gjashtë personave të tjerë gjithashtu të pyetur nga blutë.
Një ditë pas krimit makabër, Afërdita sqaron për Report Tv arsyen e shoqërimit të saj. Gruaja pranon se ka qenë person i dyshuar nga grupi hetimor, por shton se nuk ka pasur konflikte me familjen e ish-burrit.