Naftëtarët e ARMO-s, që ishin zotuar se të hënën do të marshonin në Tiranë nëse kërkesat e tyre nuk plotësoheshin, qëndruan në Fier për të realizuar një video-konferencë me kryeministrin, që premtoi se shumë shpejt do ta ndezë prapë uzinën. Por pas takimit virtual, punëtorët dolën të pakënaqur.