Report TV - Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë përcjellin për në banesën e fundit Ariela Muratin

2018-05-10 0

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, të afërm, miq dhe shokë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Ariela Muratit në Zharrëz të Fierit. 21-vjeçarja u vra me dy plumba një ditë më parë nga shoku i saj, Aldison Belulaj përballë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur të gjithë vendin, ndërsa në fshatin Zharrëz ka pllakosur heshtja. Trupi i pajetë i Arielës u përcoll drejt banesës së fundit mes qindra të pranishmëve, ndër ta edhe shokët e shoqet e saj të universitetit. Studentët e Juridikut në Fakultetin e Drejtësisë kanë ndërprerë mësimin dhe kanë mbërritur në shtëpinë e të ndjerës ku morën pjesë në ceremoninë mortore.

Free Traffic Exchange