http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Socialdemokratët e qendrës së majtë në Gjermani kanë rënë dakord të fillojnë bisedimet zyrtare të koalicionit me konservatorët e kancelares Angela Merkel.
Pas një debati të zgjatur dhe pasigurisë deri në minutën e fundit, 362 delegatë nga 642 gjithsej pranuan fillimin e bisedimeve për një koalicion të ri. Kreu i socialdemokratëve, Martin Schulz u shpreh i lehtësuar pas votimit pozitiv duke shtuar se me e rëndësishme tani është ruajtja e unitetit te partisë.
Kancelaria gjermane, Angela Merkel e përshëndeti votën pro të socialdemokratëve. Me këtë hapet rruga për negociata, tha Angela Merkel. Por dokumenti paraprak i arritur mes socialdemokratëve dhe Unionit është korniza e bisedimeve.
Negociatat për koalicionin pritet të fillojnë në ditët ne vijim. Por ka edhe një pengesë. Pas marrëveshjes do të votojnë me poste 440.000 anëtarë socialdemokratë. E vetëm nëse ata thonë PO, krijohet koalicioni i ri me Angela Merkel.