Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është pritur me protesta nisja e procesit për zhvarrimin e ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës. Anëtarë të Shoqatës Patriotike Çamëria me flamuj e pankarta në duar kundërshtojnë marrëveshjen e qeverisë shqiptare me atë greke për zhvarrimin e të rënëve grekë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, në vitet 1940-1941.
"Ne kemi një memorial në Tiranë tek Parku i Liqenit dhe aty duhet të çohen eshtrat e çdo ushtari të huaj. Ne jemi kundër memorialeve imagjinare. Këto janë skenare të Vorio-Epirit".
"Siç kemi rrëzuar marrëveshjen tradhëtare të detit të firmosur nga qeveria Berisha, Censusin gjithashtu, do të ndjekim të njëjtën politikë edhe për këtë çështje Me secilin shtet ne do të kemi reciprocitet".
Në vend ka dhe prezencë të shtuar të forcave të policisë të cilët kanë rrethuar pjesën ku aktualisht ka nisur procesi i gërmimit.
Procesi parashikon lokalizimin, zhvarrimin, identifikimin dhe pastaj varrimin e tyre në dy varreza, në Bularat dhe Këlcyrë, sipas vendimit të qeverisë shqiptare në 13 dhjetor të vitit të kaluar.
Punimet për zhvarrimin do të fillojnë në Dragot të Tepelenës. Nën mbikqyrjen e komisionit dypalësh do të gërmohet në vendet ku sipas hartave italiane të kohës, por edhe dëshmive të banorëve, janë varrosur qindra ushtarë grekë që ranë gjatë betejave të përgjakshme me italianët.
Punimet do të vazhdojnë kudo ku mendohet se ndodhen eshtrat e rreth 6.800 grekëve, nga 8.000 që u vranë në periudhën nga nëntori 1940 deri në prill 1941.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zhvarrimi-i-ushtareve-greke-protesta-ne-dragot-te-tepelenes