Report TV - Lot e dhimbje, familja e Arielës hap dyert e mortit në Fier

2018-05-10 2

Familja e Ariela Muratit në Zharrëz të Fierit ka hapur dyert e mortit. 21-vjeçarja u vra me dy plumba një ditë më parë nga shoku i saj, Aldison Belulaj përballë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur të gjithë vendin, ndërsa në fshatin Zharrëz ka pllakosur heshtja. Mes dhimbjes dhe lotëve të afërmit, familjarët, shokët dhe shoqet do t'i japin lamtumirën e fundit Arielës, mesditën e kësaj të hëne. Studentët e Juridikut në Fakultetin e Drejtësisë kanë ndërprerë mësimin dhe kanë mbërritur në shtëpinë e të ndjerës.

Trupi i pajetë i Arielës u tërhoq mbrëmjen e kaluar nga morgu i Spitalit të Traumës, nga ku familjarët të traumatizuar për atë që kishte ndodhur, paralajmëruan se autori i krimit do ketë pasoja të rënda. Policia ka marrë në mbrojtje familjen e Aldison Muratit për të shmangur një hakmarrje të mundshme pas vrasjes së 21-vjeçares.