Ligjet e Reformës në Drejtësi nuk rihapen

2018-05-10 0

Maxhoranca heq çdo lloj shprese të opozitës për të rihapur ligjet e Reformës në Drejtësi, përfshirë këtu edhe atë për Vettingun.

Alket Hyseni, anëtar i këshillit të legjislacionit, sqaron për Klan Plus se propozimi i opozitës për të ndërhyrë në ligjet e drejtësisë që kanë kaluar në kushtetuese, edhe pse kjo e fundit për mungesë korumi nuk ka mundur të japë vendim, do të rrezohet.

Opozita me shumicë votash në këshillin e legjislacionit autorizoi administratën që deri në datën 29 Janar të bëjë gati listën e ligjeve dhe neneve që duhen rishqyrtuar. Votim ky që maxhoranca e quan nul.

Ligji i Vettingut që prej miratimit të tij u dërgua 3 herë në Gjykatën Kushtetuese, e cila 2 herë rrëzoi ankesat, ndërsa të tretën për shkak të mungesës së kuorumit dha një rekomandim sesi duhej të zbatohej neni që ankimohej.

Klan Plus

Free Traffic Exchange