Krijimi i një vepre të përbashkët ishte sfida që pedagogët e Fakultetit të Arteve Pamore i vendosën studentët e tyre. Në përfundim, një vizatim 14 metra i gjatë dhe një punë në akuarel, e vendosur në galerinë e universitetit ku ata studiojnë. As vetë pedagogët nuk e kishin menduar një rezultat të tillë.
Mirjana dhe Aurela, janë dy nga studentët që iu përgjigjën kësaj ideje të re që i nxit të rinjtë të kapërcejnë individualitetin, të mësojnë dhe ta pranojnë njëri-tjetrin.
Ajo çka Helidon Haliti, që së fundmi i është bashkuar skuadrës së pedagogëve në Fakultetin e Arteve Pamore, pasi kandidatura e tij nuk rezultoi fituese për drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve, është mënyra si të rinjtë komunikojnë me veprën e tyre.
Kur flasim për teknikën.
Si në pak raste, punimi në vizatim nuk do të përfundojë në magazinat e shkollës, por ajo do të vendoset në një nga mjediset e Fakultetit të Arteve Pamore.
Tv Klan