Report TV në fshatin e Arielës flasin komshijet: Ariela ishte e përsosur, ekselente në mësime

2018-05-10 3

Pas ngjarjes së ndodhur pranë Fakutetit të Mjeksisë, ku një 23 vjeçar vrau Arjela Muratin, Report Tv ka shkuar në Zharrës të Fierit, në fshatin e 21-vjeçares, ku banorët thonë se ajo ka qenë një nxënëse me nota të mira dhe ka qenë familje e rregullt.

"Ishte shoqe e ngushtë me vajzën time, janë rritur bashkë, njihen që të vogla dhe gjimnazin e kanë bërë bashkë në Zharrëz. Unë sot e mora vesh që edhe djali ishte nga Zharrëza ku ka bërë dhe studimet, por unë nuk e njoh", shprehet një nga komshiet.

"Ariela ka qenë nxënëse e mirë. Djalin personalisht nuk e njoh, nuk e di i kujt është. Sot dëgjuam për herë të parë për lidhjen mes tyre, nuk dinim gjë fare", thotë, Valentina Duka, një nga komshiet e 21 vjeçares.

Free Traffic Exchange