6 ditë para protestës së opozitës, tregtarët e mishit në Pogradec i kanë shprehur shqetësimet e tyre Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, sesi vendimet e qeverisë për mbylljen e thertoreve të mishit kanë ndikuar në rritjen e çmimit të mishit, duke ndikuar në uljen e fitimit dhe rritjen e kostos për qytetarët.
Basha ka pyetur qytetarët për vështirësitë që kanë dhe ka ndarë me ata shqetësimin e papunësisë së lartë në vend.
Kryetari Basha i ftoi të gjithë banorët veçanërisht të rinjtë të bëhen pjesë e protestës së opozitës ne 27 janar.
Basha është shprehur se kjo protestë është kundër varfërisë, padrejtësive dhe aleancës së qeverisë me krimin.
Në takimin me demokratët e Pogradecit në 27 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike Basha tha se pas gati 3 dekadash diktatura ideologjike është zëvendësuar me diktaturën e krimit të organizuar.